Tirana shpallet “kampione”, mposht KS “Ali Demin” “in-extremis” 4-3

Share Button

Minifutbolli-logo-kampionati

Gjergj Vyshka 14.06.2016 13:20

Finalja e sezonit 2015-2016, e luajtur me rregullat e futbollit të sallës, dje është gjykuar përsëri me gjyqtarë të huaj, tashmë në modë për veprimtaritë më të rëndësishme të sportit shqiptar. Tirana falë udhëzimeve të trajnerit Angoni e ndihmësit të tij Pisha, ndonëse të gjithë kanë folur e kanë dhënë idetë e tyre për lojën, kanë arritur të dalin shpejt në epërsi me anë të Çelës në minutën e 2-të.

KS “Ali Demi” barazon me anë të Koçirajt. Por, kur kishin mbetur vetëm katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Çela e ka kaluar edhe një herë në epërsi Tiranën. KS “Ali Demi” nuk dorëzohet. Barazon me anë të Kacës dhe më pas e mbyll me fitore pjesën e parë me golin e Rukovcit. Tirana ruan qetësinë. Në një ndërhyrje të rëndë të Erjon Hoxhës ka dhe debate me një tifoz të KS “Ali Demit”.

Dhe vetëm policët, që dje kanë qenë në një numër të konsiderueshëm, e kanë mbajtur larg sherrin dhe gjërat duket se janë zgjidhur. Tirana barazon me anë të Selmanit dhe më pas kur kishin mbetur 50 sekonda nga fundi i lojës Sina shënon golin e katërt. KS “Ali Demi” edhe me portierin Rrapi në sulm, është e gjitha në zonën e Tiranës në ato sekonda dramatike të fundit.

Por numërimi mbrapsht i sekondave dhe vërshëllima e fundit e dyshes Galante-Manxioleni nxjerrin Tiranën fituese, që është njëkohësisht dhe kampione e minifutbollit shqiptar. Kupën e ka dorëzuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Vasil Bici, së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.

 

KS “Ali Demi” – Tirana                                 3-4

Shënues: Koçiraj 9’, Kaca 18’, Rukovci 20’ /

Çela 2’, 16’, Selmani 30’, Sina 40’

KS “Ali Demi”: Rrapi, Bllumbi, Spahiu, Gockaj, Kaca / Koçiraj, Loshaj, Rukovci. Trajner: E. Kadiu

Tirana: Nebiu, Gjoni, Çela, Mejzini, E. Hoxha / Bylyku, Selmani, H. Hoxha, Sina, Nikolli, Bajollari, Xhaferri. Trajner: A. Angoni

Gjyqtarë: A. Galante, N. Manxioni (Itali)

Kartonë të verdhë: Gjoni, Bajollari

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh