AlbanianSport.com 14.06.2016 12:35
ASNN – Ndryshe nga 4 ditët e para, në ditën e 5-të të Kampionatit Evropian të Futbollit “Francë 2016” do të luhen vetëm dy takime.
Kështu, duke nisur nga ora 18:00, Austria përballet me Hungarinë në atë që është quajtur padyshim një duel interesant, duke i dhënë një sfond humori të shkuarës së përbashkët historike gjysmëshekullore si Perandoria e Austro-Hungarisë.
Natyrisht, ndeshja e sotme është krejt tjetër gjë dhe vë përballë dy skuadra fqinje që erdhën në mënyra të ndryshme në këtë fazë finale të Evropianit 2016.
Austria ishte më bindëse në rrugëtimin e saj drejt “Francë 2016”, ndërsa Hungaria ishte më e lëkundur drejt kualifikimit.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin F, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi është ai që nis në ora 21:00, midis Portugalisë dhe Islandës.