Gjergj Vyshka 14.06.2016 11:50
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, dje ka nisur gjykimet e tij në turneun preolimpik për femra, që është duke u zhvilluar në Nantë të Francës.
Cici ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Venezuelë-Kinë që u mbyll me shifrat 59-77 (16-20, 8-22, 13-24, 22-11). Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ka qenë francezi Nikolas Maestre, ndërsa i tretë gjyqtari nga Zimbabve, Xhoisi Maçenu.
Turneu preolimpik për femra, që është duke u zhvilluar në Francë, përfundon më 19 qershor.