Euro 2016 / Italia thyen Belgjikën, “axurrët” japin sinjale pretendentësh

Share Button

Belgjike-Itali-rezultati

AlbanianSport.com 13.06.2016 22:55

ASNN – Një nga pretendentet për kurorën kontinentale, e ka nisur pjesëmarrjen e saj në “Euro 2016” me një fitore të pastër, 2-0, ndaj Belgjikës. Pas asaj në vitin 2000, kjo e mbrëmshmja ishte hera e dytë që Italia e nis një Kampionat Evropian me fitore. Ashtu si kampionia në fuqi e botës, Gjermania, edhe Italia e ka mposhtur Belgjikën me rezultatin 2-0, në ndeshjen e dytë të Grupit E në “Francë 2016”, duke konfirmuar statusin e saj si pretendente për kurorën kontinentale në Evropianin e këtij viti.

Por, për të krijuar momentin e parë të rrezikshëm, Italisë iu nevojitën 29 minuta, me Pelenë që nuk inkuadroi si duhet, por në minutë e 32-të, të kaltërit gjetën golin e epërsisë, me Xhakerinin. Sulmuesi i Bolonjës shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme pasimin e gjatë të Bonuçit, duke thyer gardianin e portës belge, Kurtua. Pas golit të parë të pësuar, mori iniciativën në fushë, por pavarësisht numrit të madh të rasteve, belgët nuk arritën të barazojnë, madje pësuan edhe një herë.

Graciano Pele finalizoi me sukses një kundërsulm të axurrëve dhe ekzekutoi bukur një goditje të fuqishme nga afërsia në minutat shtesë, gol ky që vulosi gjithçka. Tani Italia kryeson tanimë renditjen e Grupit E me 3 pikë, dy më shumë se Irlanda dhe Suedia që më herët barazuan 1-1. Belgjika, që konsiderohej midis favoriteve për të fituar kampionatin, është e fundit pa pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh