Gjergj Vyshka 13.06.2016 17:55
Pjesë e festës së volejbollit dje në kryeqytet kanë qenë edhe Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Shtimi i orëve të edukimit fizik, ndërsa mësuesit e edukimit fizik kanë qenë të grumbulluar me një cep të sheshi “Nënë Tereza”, teksa janë falënderuar për përfundimin me sukses të vitit shkollor, ka qenë në fokusin e Dimrajt.
“Sepse sporti dhe angazhimi me të ndikon në përmirësimin e shëndetit për të gjithë”, – ka theksuar zëvendësministri i Arsimit dhe Sporteve. Ndërkohë, ka përshëndetur edhe kreu i KOKSH-it, Viron Bezhani.
“Më duhet të falënderoj Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, që është i pranishëm këtu, sepse është duke punuar për të ardhmen e kryeqytetit, – ka thënë ai. -Fëmijët janë pasuri për sportin, ndaj të gjithëve suksese.”