AlbanianSport.com 13.06.2016 10:25
ASNN – Tjetër sherr midis tifozëve në Francë. Përpara ndeshjes Gjermani-Ukrainë, një grup huliganësh gjermanë janë përleshur me tifozët ukrainas. Huliganët gjermanë kanë përshëndetur në formë naziste të Hitlerit. Por menjëherë kanë ndërhyrë policët gjermanë të ndodhur aty pranë dhe kanë qetësuar situatën.
Ndërsa të gjithë u trembeshin sulmeve të mundshme të ISIS-it, problem për këto ditë të para të Evropianit Francë 2016, kanë qenë tigozët huliganë. Pas përleshjeve mes ultrasve rusë dhe anglezë në Marsejë, atyre polakë dhe iralndezë në Nisë, sherr ka patur edhe në Lilë. Huliganë gjermanë, me mjete të forta kanë sulmuar tifozët ukrainas. Përplasja ka ndodhur përpara ndeshjes Gjermani-Ukrainë, pranë stacionit të trenit.
Policia franceze ka ndërhyrë me vonesë, ndërkohë që pranë vendit të ngjarjes kanë qenë rreth 8 policë gjermanë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Sipas mediave, huliganët gjermanë i përkasin tifozerisë së ekipit të Dinamos Drezden, të cilët njihen si nazistë dhe kanë salutuar me formën e Hitlerit. Policia gjermane ka ndaluar edhe udhëtimin e një grupi huliganësh në kufi.
Për të forcuar sigurinë, shteti gjerman ka dërguar edhe 120 forca policie elitë në Francë.