Gjergj Vyshka 13.06.2016 09:35
Në setin e parë Danimarka është shkëputur që në fillim 8-7, 16-12, 21-15 dhe përfundimi 25-18. Ka një shkundje të tanëve në setin e dytë, që në pushimin e parë teknik janë në epërsi 7-8.
Por kthejnë danezët 16-15, 21-17 dhe në përfundim 25-22. Edhe në setin e tretë, volejbollistët kuqezinj janë në epërsi në pushimin e parë teknik 7-8. Po kështu dhe në të dytin 15-16.
E mandej e njëjta melodi, Danimarka fuqizohet, teksa shkëputet në 21-18 dhe merr setin 25-19 e krejt ndeshjen 3-0. Pikëshënuesit më të mirë Nielsen i Danimarkës me 15 pikë i ndjekur nga Husaj e Qafarena me 11 pikë, si dhe Bonesen 10 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Sorensen i Danimarkës me 3 mure fituese pasuar nga Lisha e Kula me dy mure fituese, kurse në shërbim Husaj e Xhelati me dy. Në total, në 3 sete, Danimarka ka realizuar 75 pikë prej të cilave 45 pikë vetë.
Kurse 30 pikë kanë ardhur nga gabimet e kuqezinjve. Në anën tjetër, Shqipëria në tre sete ka realizuar 59 pikë nga të cilat 43 pikë vetë, kurse 16 pikë kanë ardhur nga gabimet e Danimarkës.
Danimarkë – Shqipëri 3-0
(25-18, 25-22, 25-19)
Danimarka: Molgard, Gade, Bonesen, Nielsen, Sorensen, Jakobsen, Bitsh (L). Trajner: M. Trole
Shqipëria: Malaj, Lisha, Husaj, Kula, Xhelati, Qafarena, Gorenxa (L) / Troka, Shurdhi, Bardhi Trajner: J. Melka
Gjyqtarë: A. Florin (Rumani), M. Berdnikov (Rusi)