Gjergj Vyshka 12.06.2016 20:20
Ashtu sikurse është traditë, mundja shqiptare edhe këtë herë ka nderuar me Mirënjohjen “për kontribut në mundjen” trajnerin e Teutës, Fuat Brahin, dhe por dhe veteranin Gjon Leka.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, zëvendëspresidenti Ndoc Çokaj, anëtarët e kryesisë Shkëlqim Troplini dhe Erzen Breçani, apo dhe figura të tjera të mundjes kanë qenë në këtë ceremoni, ku janë kurorëzuar dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë.
Po kështu janë shpallur dhe gjyqtarët më të mirë të veprimtarisë. Në mundjen e lirë, Anastas Kobuzi, dhe në mundjen klasike, Fatmir Keli. Përfundimisht, Tirana ka dominuar Kupën e Shqipërisë duke qenë fitues në të dy stilet.