Gjergj Vyshka 12.06.2016 18:10
Gollden Stejt fiton në Klivlend dhe praktikisht hipotekon titullin e dytë “kampion” radhazi në basketbollin amerikan. Tani Uorriërs kryesojnë 3-1 në serinë e ndeshjeve finale dhe i kanë dhuruar mundësinë vetes që, të hënën në Oklend, të bëjnë “bis” në titujt “kampion”, teksa edhe më 2015-ën kanë fituar ndaj Klivlendit.
Stefen Këri kthehet në i papërmbajtshëm, teksa ka shënuar 38 pikë, prej të cilave 13 në çerekun e fundit të ndeshjes, 6 pasime për kosh dhe 5 zotërime topi në tabelë. Nuk duhet harruar kontributi edhe Klei Tompsonit, që ka realizuar 25 pikë.
Klivlendit nuk i kanë mjaftuar 34 pikë e Kiri Irvingut dhe 25 pikët dhe 13 topat e zotëruar në tabelë të LëBron Xhejmsit. Në përfundim, 97-108 për Gollden Stejt (28-29, 27-21, 22-29, 20-29).