Gjergj Vyshka 12.06.2016 14:05
Në momentin që sekretari i garave Xhaferr Bogdani ishte duke bërë numërimin e pikëve në mundjen klasike, mundësit e Besëlidhjes kanë pretenduar se ndeshja mes Ferdinand Perndokajt dhe Xhordi Pashës, ky i fundit ishte shpallur fitues, nuk është zhvilluar.
Madje ishte shpallur fitues, edhe sepse letrat nga gjyqtarët kishin ardhur me rezultatin 0-4 në favor mundësit bardheblu për mosparaqitje të kundërshtarit. Por teksa të dy palët kanë pranuar që mes tyre nuk e kanë zhvilluar ndeshjen, atëherë takimi mes tyre është luajtur dhe një herë.
Një katër pikësh i dhënë nga gjyqtari është kundërshtuar nga lezhjanët, të cilët kanë kërkuar hapjen e kamerave. Dhe pasi e kanë parë është dhënë rezultati 6-6. Pasha bën dhe disa kapje të tjera e në fund 10-6 për të duke e konfirmuar si kampion. Mirëpo kjo fitore ka shkaktuar dhe tension mes palëve.
Ndërkohë, ndërhyrja e policisë, por dhe thirrja për të bërë ceremoninë e mbylljes, i ka qetësuar gjakrat.