Gjergj Vyshka 11.06.2016 16:15
Mori njerëzish ditën e lamtumirës islamike të Muhamed Ali; ka qenë i pari nga dy ritet funerale të vendosur për të. Përtej familjes, rreth 15 mijë persona kanë asistuar në “xhenazenë”, lutjet islamike që janë mbajtur në “Fridom Hall”, arena në të cilën kampioni më 1961 është ndeshur për herë të fundit në qytetin e tij të lindjes në Luisvilë.
Imami Zaid Shakir, që ka qenë përkrah familjes, duke respektuar dhe vullnetin e boksierit ka treguar se ceremonia është në nderim të fesë myslimane. Nuk ka qenë e rastësishme hyrja, pavarësisht se ka qenë e hapur për publikun, ndërsa përparësi i është dhënë publikut në fenë myslimane.
Mes miqve të pranishëm në të kanë qenë aktivistja për të drejtat e njeriut Xhesi Xhekson dhe një prej menaxherëve më të famshëm të historisë së boksit, Don King.