Gjergj Vyshka 11.06.2016 10:05
Dita e provave të lira në Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 kanë qenë nën dominimin e Mercedesit dhe të Ljuis Hemiltonit që është përpara të gjithëve edhe në seksionin e dytë të tyre, me kohën 1’14”212.
Një prezantim i mirë i Sebastian Fetelit, që e vendos “Ferrari”-n e tij mes “Mercedes”-ëve duke qenë një çerek sekonde larg Hemiltonit dhe një çerek sekonde në epërsi ndaj Rosbergut.
Vijojnë më tej “Red Bull”-i i Verstapenit dhe Riçiardos, të ndarë mes tyre më 12 të mijtat dhe më shumë se 9 të mijtat nga kryesuesit e provave të lira. Koha e tetë në kronometër ka qenë për Raikonenin, që është me 1”022 vonesë nga vendi i parë.
Madje ai kryen shumë xhiro ndryshe nga çfarë parashikon gara. Kurioz koha e shtatë e provave të lira që i ka takuar “Uilliams”-it të Botasit dhe “Mekklaren”-it të Batonit. Sot janë provat zyrtare dhe të dielën gara për t’u zhvendosur pas një jave në Baku të Azerbajxhanit.