AlbanianSport.com 10.06.2016 22:55
ASNN – Festivali më i madh futbollistik në kontinent, Kampionati Evropian i Futbollit, ka ngritur sot siparin e edicionit të tij të 15-të, që do të organizohet përgjatë 30 ditëve në vijim në Francë.
Pas një ceremonie të shkurtër të hapjes, ndërkohë që festimet kanë 24 orë që kanë nisur anembanë vendit organizator, në ora 21:00 ka nisur edhe ndeshja e parë e kësaj veprimtarie, ajo midis vendit organizator, Francës, dhe Rumanisë.
Vendasit kanë fituar me rezultatin 2-1, në një takim ku të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë. Franca kaloi e para në epërsi, dhe, ndonëse rumunët barazuan me një 11-metërsh, një gol i bukur i Pajesë në minutat e fundit u dha 3 pikë të çmuara organizatorëve të Evropianit.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin A, grup ku është edhe Shqipëria, e cila merr pjesë për herë të parë në një veprimtari madhore futbollistike ndërkombëtare, siç është Evropian.
Ky Evropian do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të kërcënimit nga terrorizmi.