Gjergj Vyshka 10.06.2016 22:00
Turnetë paraolimpik në basketboll për meshkuj dhe femra, ndryshe të quajtura kualifikueset, janë shanset e fundit të skuadrave për të qenë në “Rio de Zhaneiro 2016”. Kështu në Francë për femra do të jenë Venezuela, Kina, Kameruni, Argjentina, Bjellorusia, Nigeria, Kuba e Franca, ndërsa gjithçka zhvillohet më 13-19 qershor. Ndërkohë për meshkuj do të luhet në Torino të Italisë, në Manila të Filipineve dhe në Beograd të Serbisë në periudhën 4-9 korrik. Në Itali janë skuadra vendëse Greqia, Meksika, Irani, Tunizia, Kroacia. Në Filipine, më 5-10 korrik, Turqia, Senegali, Kanadaja, Franca, Zelanda e Re dhe skuadra vendëse. Në Serbi skuadra vendëse, Angola, Porto Riko, Japonia, Republika e Çekisë dhe Letonia. Dhe kualifikohen ashtu sikurse në Francë për femra dhe në këto tre grupe fitueset e tyre. E gjithë kjo konsiderohet si minikampionat botëror, ndaj për Cicin është vlerë.