AlbanianSport.com 29.10.2014 18:00
ASNN – Bylis do të ketë mungesa në ndeshjen e radhës, që do ta luajë të shtunën në “Adush Muçaj”, teksa do të presë Sopotin.
Kështu nuk do të jetë Armando Gega, por megjithatë, sipas faqes së “Facebook”-ut KF Bylis, skuadra ka potencial për ta zëvendësuar këtë lojtar.
Madje do të bëhen gjatë gjithë javës të gjitha përpjekjet që mungesa e tij në këtë ndeshje të rëndësishme me Sopotin të mos ndihet.
Skuadra është duke punuar intensivisht, ndërkohë që sulmi është problematik, sepse ka dy ndeshje që nuk po shënon.