AlbanianSport.com 10.06.2016 15:35
ASNN – Në stërvitjen e fundit në stadiumin Iv Zhanu në Perro Girek, trajneri Xhovani De Biazi kishte rezervuar kryesisht një stërvitje me ngarkesë të ulët fizike.
Të premten në orën 11:00 kombëtarja është nisur për në Lilë, qytet që gjendet pranë Lens ku do të luhet dhe sfida e debutimit të Shqipërisë në Evropian.
Përpara mediave sot në konferencën e zakonshme për shtyp do të dalë trajneri Xhani De Biazi dhe kapiteni Lorik Cana.
Ndërsa përsa i përket sigurisë, Franca është blinduar me 110 mijë forca ushtarake dhe 1 mijë vullnetarë.
Masat janë të rrepta dhe qeveria franceze e ka shtyrë deri në përfundim të Evropianit gjendjen e emergjencës.
Euro 2016 do të ngrejë siparin sot në mbrëmje me ndeshjen Francë-Rumani, e cila luhet në orën 21.00.