(Video) Kombëtarja / Kaçe: Nëse luajmë si në Eliminatore, e kalojmë grupin

Share Button

Kombetarja-France-2016-stervitje-Gashi-Ajeti-Kace

AlbanianSport.com 10.06.2016 13:45

ASNN – Në ditën e fundit të stërvitjes në Perro Girek të Kombëtares shqiptare, dy lojtarët që kanë dalë në konferencë për shtyp kanë qenë Migjen Basha dhe Ergys Kaçe. Ky i fundit ka deklaruar se i shikon të forta njësoj të tre skuadrat e grupit. Ergys Kaçe mund të jetë njëri nga lojtarët e fundit të cilët i janë bashkuar kombëtares shqiptare në përgatitjet për Evropianin, pas impenjimeve me skuadrën e PAOK-ut në ndeshjet e “play-off”-it, por mesfushori thotë se është në formë të mirë dhe gati për të ndihmuar skuadrën.

Në sfidën e fundit miqësore ndaj Ukrainës, Kaçe e nisi ndeshjen si titullar, por një të tillë nuk e ka të sigurt për sfidën ndaj Zvicrës. Por, Kaçe thotë se po punon maksimalisht dhe se do të respektojë vendimet e trajnerit. “Ndjehem mirë fizikisht, nuk kam asnjë problem, – ka thënë ai. – Sa i përket formacioni ajo është një ekskluzivitet i trajnerit. Ai do të vendos se kush do të luajë. Ne jemi 23 lojtarë dhe e dimë që jo të gjithë do të luajmë. Mendoj se për aq minuta sa do të jem do të ndihmoj skuadrën.”

I pyetur për gjasat e Shqipërisë në këtë veprimtari, Kaçe mendon se nëse kombëtaren luan në të njëjtën mënyrë sikurse ka bërë gjatë Eliminatoreve, atëherë mund ta kalojë grupin. “Tashmë e kemi dëshmuar se jemi një skuadër e mirë, – ka thënë futbollisti i PAOK-ut të Selanikut në Greqi. – Të tre kundërshtarët janë shumë të fortë, por nëse do të luajmë si grup, ashtu siç kemi bërë gjatë Eliminatoreve, atëherë mund të bëjmë gjëra të mëdha.”

Mesfushori zgjodhi Shqipërinë para Greqisë para 3 vitesh dhe thotë se ndihet i lumtur për zgjedhjen, pasi është bërë pjesë e historisë me kualifikimin për herë të parë të kombëtares kuqezi në Evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh