Gjergj Vyshka 08.06.2016 19:00
Adnan Softiç, gazetar sportiv nga Kroacia, i cili merret drejtpërsëdrejti me volejbollin, jo vetëm që është interesuar për kombëtaren e meshkujve, por ka dhënë dhe vlerësimet e tij për këtë ekip.
Sepse e ka parë në miqësoret me Malin e Zi. E sipas tij Xhelati, Husaj dhe Gorenxa, ky i fundit luan si lojtar i lirë, kanë shkëlqyer dhe mund t’i bëjnë dëm Maqedonisë që në ndeshjen e parë.
Dhe këtë e ka pranuar dhe Pëllumbi: “Po, ata kanë qenë më të mirët në dy miqësoret, ashtu sikurse dhe pjesa tjetër e kombëtares. Sigurisht që është e vështirë, por ne besojmë dhe dëshirojmë t’i fitojmë këto ndeshje”.