Gjergj Vyshka 09.06.2016 14:40
Kombëtarja e volejbollit të meshkujve, që drejtohet nga Jani Melka dhe Artan Kalaja e që ka për drejtor teknik Dritan Çukon, dje ka mbërritur në Varna të Bullgarisë. Atje do të jetë stacioni i parë i Ligës së Evropës, që nis të premten, ndërsa kundërshtarët e kuqezinjve janë Bullgaria, Danimarka dhe Maqedonia.
Ndeshja e parë e tanëve është në ora 15:00 të premten ndaj Maqedonisë. Një ditë më pas në ora 18:00 ndaj Bullgarisë dhe të dielën në ora 15:00 ndaj Danimarkës. Për presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, jo vetëm me femrat, por dhe me meshkujt, për herë të parë pas kaq shumë kohësh do të ketë një kualifikim për në finalet e kësaj veprimtarie.
“Sepse kemi treguar vlera në Poloni me femrat, atje ku me më shumë eksperiencë do të mund të fitonim ndonjë ndeshjet, – ka thënë Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi. – Megjithatë mbetet në Durrës për t’u konfirmuar gjithçka. Për meshkuj gjërat janë më ndryshe, është një grup me më shumë kualitet dhe unë besoj.”