Gjergj Vyshka 08.06.2016 15:15
Kombëtarja e Nën-18-vjeçareve të vajzave në basketboll, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Divizionin B të Kampionatit Evropian, do të nisë nga seleksionimet. Kështu ka lajmëruar Federata Shqiptare e Basketbollit, ndërsa seleksionimi i kësaj kombëtareje do të zhvillohet të enjten në ora 12:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Federata Shqiptare e Basketbollit i ka kërkuar skuadrave që të sjellin kandidatet e tyre, të cilat duhet të kenë me vete kopje të pasaportës me ngjyra, certifikatë personale të tre muajve të fundit, 2 foto me madhësi pasaporte. Mandej të përzgjedhurat e listës prej 24 lojtare do të lajmërohen për seleksionimet në vijim.
Kombëtarja e Nën-18-vjeçareve në basketboll për vajza do të jetë nga data 23, deri më 31 korrik në kryeqytetin Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë, ndërsa shorti e ka vendosur në grupin B, ku do të ketë për kundërshtare Bjellorusinë, Danimarkën, Poloninë dhe Ukrainën.