AlbanianSport.com 08.06.2016 09:45
ASNN – Maria Sharapova është pezulluar për dy vjet nga tenisi, pasi ka rezultuar pozitive me substancën e Meldonium, gjatë konkurrimit të saj në Turneun e Hapur të Asutralisë (“Australia Open”).
Ishte vetë tenistja ruse që në një konferencë për shtyp në Mars pranoi përdorimin e susbtancës së ndaluar, e që do të konfirmohej më pas nga kontrollet. Nisja e pezullimit ka nisur që nga janari i këtij viti dhe do të vijojë deri në 2018-ën.
Ish-numrit 1 në renditjen botërore të tenisit të femrave i hiqen edhe shumë pikë të marrë gjatë turneut australian, krahas shpërblimeve në para, për kualifikimin e saj në çerekfinale.