AlbanianSport.com 08.06.2016 07:55
ASNN – Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, dy më të mirët e mbretëreshës në të gjitha veprimtaritë kombëtare të këtij viti, janë shpallur sportistët më të mirë të këtij kampionati. Tashmë vëmendja tek veprimtaritë ndërkombëtare. Kështu, janë mbyllur dje në “Elbasan Arena” garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës për Të Rritur, teksa ekipet fituese u shpallën Vllaznia për meshkuj, me 174.5 pikë, dhe Tirana për femra, me 124 pikë.
Këto dy skuadra ishte ndjeshëm më përpara sesa rivalët e tjerë në garë duke mos e vënë në diskutim fitoren e tyre dhe ngritjen e trofeut kombëtar, që shënoi dhe përfundimin e veprimtarive kombëtare për vitin 2016. Përsa i përket trofeut individual, Izmir Smajlaj i Vllaznisë mori medaljen si i pari, me 1090 pikë, ndërsa për femra ky pozicion i takoi Luiza Gegës së Tiranës me 1062 pikë.
Në 110 m/p doli i pari atleti shkodran Bajram Muça, ndërsa në garën e 400 m/p i pari fitues doli Krenar Murteza i Skënderbeut. Në 1,500 metra medalja e artë i takoi atletit të Tiranës, Nimet Gashi, ndërsa në kërcim së gjati Izmir Smajlaj doli i pari. Relaksa Dauti e Tiranës në 800 metra doli e para, ndërsa në 3 hapësh triumfoi Dorina Myrto e Teutës. Ortisa Salillari po e Teutës doli gjithashtu e para në garën e 5,000 metrave.
Në 10,000 metra i pari doli Ilir Këllezi i Skënderbeut. Në kërcimin në larti doli Klidi Malo dhe Sindi Prifti në vendet e para. Në shtizë vendet e para i takuan Agim Lushajt dhe Greta Batushës. Në 200 metra të parët dolën Mario Shestani dhe Iveta Urshini. Përsa i përket garave stafetë, ato i fitoi të dyja ekipi i Tiranës, si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Për stafetën 4×100 për meshkuj, që u zhvillua dy ditë më parë, u vendos që vendi i parë t’i takojë Vllaznisë. Kështu është mbyllur Kampionatit Kombëtar të Atletikës për Të Rritur, për meshkuj dhe për femra, ndërsa tashmë vëmendja e mbretëreshës do të jetë tek veprimtaritë ndërkombëtare, që sivjet do të jetë me shumicë.
Kampionati Kombëtar
i Atletikës për Të Rritur
Rezultatet teknike të ditës së dytë:
Meshkuj
4×100 m Vllaznia 44”31
Kërcim së larti Klidi Malo (Skënderbeu) 1.70 m
Hedhje shtize Agim Lushaj (Flamurtari) 46.98 m
110 m/p Bajram Muço (Vllaznia) 14”82
400 m/p Krenar Murteza (Skënderbeu) 57”65
1500 m Nimet Gashi (Tirana) 4’05”93
200 m Mario Shestani (Tirana) 22”34
Kërcim së gjati Izmir Smajlaj (Vllaznia) 7.83 m
4×400 m Tirana 3’28”53
10000 m Ilir Këllezi (Skënderbeu) 33’40”37
Si ekip: Vllaznia 174.5 pikë
Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj (Vllaznia) 1090 pikë olimpike
Femra:
Kërcim së larti Sindi Prifti (Dinamo) 1.58 m
Hedhje shtize Greta Batusha (Teuta) 31.93 m
800 m Relaksa Dauti (Tirana) 2’15”71
Kërcim trehapësh Dorina Myrto (Teuta) 11.27 m
200 m Iveta Urshini (Skënderbeu) 25”61
5000 m Ortisa Salillari (Teuta) 23’50”05
4×400 m Tirana 4’07”89
Si skuadër: Tirana 124 pikë
Sportistja më e mirë: Luiza Gega (Tirana) 1062 pikë olimpike