(Video) Kombëtarja / Shehi, ndër më të moçmit, kuqezinjtë, të shkurtër & të lehtë

Share Button

Kombetarja-France-2016-stervitje-garrumull-me-shume

AlbanianSport.com 07.06.2016 18:50

ASNN – Evropiani i futbollit është edhe një turne i larmishëm shifrash dhe midis tyre spikat edhe Kombëtarja kuqezi. Në gjirin e saj është njëri prej 3 lojtarëve më të moshuar, ndërsa kuqezinjtë janë një ndër 6 përfaqësueset më shtatshkurtëra të këtij Evropiani, ashtu sikundër është një nga përfaqësueset më të lehta në peshë.

Futbolli është një lojë për të rinj, por kështu nuk mendojnë disa futbollistë, përfshirë edhe portierin e dytë të kombëtares shqiptare, Orges Shehi, i cili është lojtari i tretë më i moshuar në Evropian.

Në të vërtetë, numri 1 i Skënderbeut këtë pozicion duhet ta ndajë me tre të tjerë, përfshirë portierin e Italisë, Xhanluixhi Bufon, si dhe mbrojtësin e Portugalisë, Rikardo Karvajo.

Por, kush është lojtari më i vjetër që do të jetë në Evropian? Për vendin e parë do të ketë dy lojtarë, ose më saktë, dy portierë, Shej Givën i Irlandës dhe Gabor Kirali i Hungarisë. Ndërkohë, Kombëtarja kuqezi spikat edhe për statistika të tjera.

Ndonëse mesatarja e gjatësisë si skuadër është e admirueshme, me 1 metër e 82 centimetra, Shqipëria është një ndër 6 përfaqësueset më shtatshkurtëra të këtij Evropiani.

Në “çatinë” e tij qëndron Suedia, me 1 metër e 86 e më pas vijnë Austria, Belgjika, Kroacia, Gjermania, Hungaria, Islanda e kështu me radhë, kurse përfaqësuesja më shtatshkurtër është Spanja, me  1 metër e 80 centimetra.

Po kështu, Kombëtarja kuqezi është një nga përfaqësueset më të lehta të këtij Evropiani, me një peshë mesatare prej 75.65 kilogramësh. Më e rënda? Gjermania, me plot 80.30 kg.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh