Gjergj Vyshka 07.06.2016 17:55
Ashtu sikurse ishte lajmëruar dhe më parë, Federata Shqiptare e Pingpongut ka zhvilluar fundjavën e kaluar në Përmet edhe Kampionatin e grupmoshës deri në 12 vjeç.
Në këtë veprimtari, sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, kanë marrë pjesë me ekipe të plota meshkuj dhe femra Tomori, Elbasani, Përmeti, Flamurtari, Burreli, Këlcyra dhe Vllaznia.
Në përfundim, për femra është shpallur “kampione” Teuta, e cila ka lënë nga pas Tomorin dhe Elbasanin. Kurse për meshkuj për të dytin vit radhazi është shpallur “kampion” Përmeti, ndërsa pas tyre kanë ardhur Tomori e Flamurtari.
Ndërsa, si individë, “kampion” janë Samanta Agolli për femra dhe Ilia Koto për meshkuj, kurse ky Kampionat moshash ka pasur dhe vëmendjen e kryetarit të Bashkisë së Përmetit, Niko Shupali.