Gjergj Vyshka 07.06.2016 14:20
Sipas Sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, dje janë nisur për një stërvitje të kualifikuar në Itali 4 trajnerë dhe 18 sportistë.
Një stërvitje, e cila do të zgjasë deri më 14 qershor 2016, ndërsa gjithçka është fryt i një marrëdhënieve që ka lindur mes dy Federatave të Notit të Shqipërisë dhe Italisë.
Kohë më parë presidenti i Federatës Italiane të Notit ka qenë për vizitë në Tiranë, ndërsa mbi bazën e bashkëpunimit me presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku tashmë vjen dhe ky kualifikim i katër trajnerëve dhe 18 sportistëve ndër më të mirët e sporteve të ujit në vend.
Dhe gjithçka është vlerë e shtuar sidomos në prag të aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare në pishinat e hapura.