Gjergj Vyshka 07.06.2016 12:30
Drejtoria e Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka organizuar dje në mjediset e Universitetit të Sporteve, seminarin e radhës për antidopingun. Në të kanë marrë pjesë Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave, si dhe sportistë përfaqësues të tyre.
Fjalën e hapjes e ka mbajtur drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, e më pas Violeta Shqevi, por dhe përfaqësues të tjerë të antidopingut kanë sqaruar për të rejat rreth këtij fenomeni që njollos vazhdimisht sportin.
Kanë munguar përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe të Komisionit Antidoping, por në tërësi Drejtoria e Sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e ka zhvilluar seminarin e radhës të antidopingut.