AlbanianSport.com 06.06.2016 12:55
ASNN – Për “Hyundai”-n, një sponsor zyrtar i “UEFA EURO 2016”, pasioni i futbollit vjen nga tifozët e vërtetë, të rinj dhe të vjetër. Në Internet, videoja “Euro 2016” po vjen” ka arritur tashmë mbi 33 milionë shikime në “YouTube”. Një video e re me titull “Pritja” do të jetë në qarkullim nga 1 qershori deri më 10 korrik 2016.
Videoja paraqet një vajzë të vogël dhe një tifoz të moshuar të përjetshëm duke shkuar të shikojnë një ndeshje futbolli në një automjet të “Hyundai” dhe të mbërthyer në trafik. Superylli Ronaldo vonon fillimin e ndeshjes derisa të arrijnë, përderisa ndeshja është përgatitur për tifozët e vërtetë për ta shijuar.
Përgjatë Kampionatit Evropian “Francë 2016”, “Hyundai Fan Park” është një qendër “online” ku Tifozët Realë mund të përfshihen përmes lojërave, lajmeve dhe konkurseve që të kenë një shans për të fituar një makinë Hyundai I20, nga data 1 qershor, deri në 10 korrik 2016.
Gjatë turneut, “Hyundai” do të sigurojë gjithashtu më shumë se 350 automjete për të ndihmuar transportin e delegatëve të ndeshjeve, personelin e UEFA-s, gjyqtarët, median, zyrtarët e sigurisë dhe të ftuarit “VIP”. Gjithashtu, së bashku me 24 autobusët e ekipeve, “Hyundai” do të transportojë edhe ekipet mes vendeve të ndeshjeve në të gjithë Francën.