AlbanianSport.com 05.06.2016 18:30
ASNN – Novak Gjokoviçi është fitues i turneut “Grend slem”, “Roland Garró” për vitin 2016. Tenisti serb ka mundur në finale Endi Mërrej me rezultatin 3-1. Një lojë që është dominuar nga tenisti serb përveç setit të parë të fituar nga Mërraj. Kjo finale ashtu si dhe gjithë turneu i tenisit “Roland Garró” u transmetua drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kështu, Novak Gjokoviç vazhdon të dominojë në sportin e tenisit. 29-vjeçari serb, ka fituar turneun e madh të fushave me dhe, “Roland Garró”, për vitin 2016, duke u bërë kështu vetëm lojtari i tetë në botë, në historinë e tenisit që fiton të gjithë turnetë madhorë. Ky është turneu i 12-të në karrierë dhe i katërti radhazi i fituar për të. Të dielën, Novak Gjokoviçi ka mundur në finalen Endi Mërrejin me rezultatin 3-1.
Ndeshja fillon mirë për skocezin, numrin 2 në renditjen botërore teksa fiton setin e parë 6-3. Por më pas çdo gjë flet për Xhokoviçin. Numri 1 në botë, është i jashtëzakonshëm teksa fiton tre sete radhazi 6-1, 6-2, 6-4. Kjo është humbja e 24-t e Mërrejin në 34 përballjet me Gjokoviç. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, Novak Gjokoviç ka fituar gjithçka, duke u bërë absolut në historinë e tenisit.
Shifrat flasin vetë, 6 tituj të fituar, në këtë 6-mujor, 44 fitore dhe vetëm 3 humbje. Ende nuk dihet se kush do ta ndalë fenomenin nga Beogradi kur turneu i Uimbëlldonit është në prag.