AlbanianSport.com 05.06.2016 14:50
ASNN – Siç dihet e diela në “Roland Garró” do të jetë një emër të ri në Librin e Artë. Në fakt, si Novak Xhokoviç, ashtu dhe Endi Mërrej, nuk e kanë fituar ndonjëherë turneun e madh parisien.
E tmerrshme tabuja për serbin, që është hëpërhë numri një i botës në renditjen e përgjithshme, ndërsa në karrierën e tij ka fituar 11 tituj në turnetë e mëdha të tenisit botëror.
Por i mungon vetëm Parisi, teksa ende nuk e ka shënuar emrin në Librin e Artë të këtij turneu, ndërsa më 2015-ën është mundur në finale nga Vavrinka. Nga ana tjetër, janë dy turne të mëdha të fituar nga skocezi.
Bëhet fjalë për “USA Open” me 2012 dhe “Uimbëlldonin” më 2013-ën, ndërsa në finale ka pasur përballë pikërisht Xhokoviçin. Përballjet direkte janë 23 me 10 për Xhokoviç që ka fituar 12 nga 14 ndeshjet e fundit të luajtura mes tyre.
Por më i freskëti i fituar nga Mërrej është Roma.