Gjergj Vyshka 05.06.2016 11:10
18 vjet pas Arança Sançez, Spanja është kthyer në “çatinë” e “Roland Garró”. Garbine Muguruza, 22 vjeç dhe numri i katërt në renditjen botërore, e lindur në Karakas të Venezuelës, triumfon në Paris duke mundur në finale, 7-5 dhe 6-4, numrin një të botës, Serena Uilliamas.
Amerikania ishte favorite kryesore për këtë turne të madh të tenisit botëror, që edhe duke qenë 34 vjeç ndiqte Stefi Grafin, e cila ka fituar 22 turne të mëdha në karrierën e saj. Finalja ka zgjatur 1 orë e 45 minuta. Në setin e parë, “brejku” ka qenë vendimtar në 11 “gejme” të luajtura me një mbyllje 7-5 me tre mundësi për ta fituar setin.
Në setin e dytë ekuilibri ka qenë në “gejmin” e tretë, por Muguruza është parë t’i anulojë katër mundësi për të fituar setin Uilliamsit, ndërsa udhëhiqte 5-3. Spanjollet janë një “tabu” për Serena Uilliamsin, sepse më 2014-ën në turin e dytë, teksa është mundur 6-2, 6-2, është mundur nga një tjetër bashkatdhetare e Garbine Muguruzës.