Gjergj Vyshka 03.06.2016 16:50
Vetëm disa ditë më parë Eraldo Qerama, që deri në këtë periudhë ka bërë stërvitje së bashku me Luiza Gegën në Korçë, në një miting ndërkombëtar në Ordegon të Belgjikës në 800 metra ka fiksuar kohën 1’49”45.
“Është kohë shumë e mirë, e dyta pas Astrit Kryeziut”, – thotë trajneri Taulant Stërmasi. – Do të jetë me ne në një veprimtari në Maltë dhe shpresojmë që të kemi një tjetër rezultat pozitiv prej tij.”
Ndërkohë, Relaksa Dauti vijon të bëjë stërvitjen e saj, por edhe duke pasur një shembull si Luiza Gega ka të tjera ambicie. Të paktën kështu deklaron Taulant Stërmasi.
Ai është duke e përgatitur atleten për Botërorin e ardhshëm të moshave. “Sepse nëse do të vijojë të vuajë si Luiza Gega atëherë është kot. Është atlete me të ardhme e shumë shpejt do ta tregojë veten”, – ka përfunduar Stërmasi.