AlbanianSport.com 03.06.2016 07:05
Edhe pse ka ndodhur tragjedia me fatkeqin spanjoll Salom, provat e lira nuk janë ndërprerë, ashtu sikurse duket e vështirë për të ndërprerë dhe garën për Çmimin e Madh të Barcelonës, që sot duhet të vijojë me provat e lira.
Lorenzo, kampioni në fuqi i botës, ka shënuar kohën më të mirë në provat e dyta të lira të Çmimit të Madh të Katalonjës. Majorkezi ka fiksuar kohën 1’41”712 duke parakaluar me thuajse dy të dhjetat e gjysmë kolegun e tij të “Jamaha”-s, Maverik Vinjales, që ka qenë më i shpejtë në seksionin e mëngjesit të provave të lira.
I treti në kronometër ka qenë Kal Kraçlou, i ndjekur nga Dani Pedroza. I gjashti me 584/100 ishte Valentino Rosi. I 8-ti dhe i 10-ti pilotët e Dukatit, Janone (+0”749) dhe Doviciozo (+0”778). Në mes tyre Honda e Mark Markezit (+0”773) që është dukur me vonesë në provat e lira. Aleks Espargaro, piloti i Suzukit, është i 12-ti.