Shqipëria mundet 1-3 nga Ukraina, drejt Francë 2016 me pikëpyetje

Share Button

Shqiperi-Ukraine-1-3-Abrashi-Lenjani-2016

AlbanianSport.com 03.06.2016 23:55

ASNN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar të premten ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore në prag të pjesëmarrjes së saj historike në Evropianin “Francë 2016”, duke u mundur 1-3 përballë Ukrainës, në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo. Goli i vetëm i Sadikut nuk mjaftoi përballë një loje më pragmatike të ukrainasve në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin Radio-Televizionit Shqiptar.

Kështu, pas fitores me Katarin, Shqipëria e ka mbyllur fazën përgatitore austriake me një humbje 1-3 të premten në mbrëmje përballë Ukrainës, në atë që ishte miqësorja dhe prova e fundit kuqezi përpara Evropianit të Francës. Pjesa e parë e kësaj sfide, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin Radio-Televizionit Shqiptar, ka nisur e luftuar nga të dyja  skuadrat.

Por janë ukrainasit ata që e gjejnë të parët rrugën e rrjetës, me një veprim të zgjuar të Taras Stepanenkos. Megjithatë, epërsia e Ukrainës do të zgjasë vetëm 4 minuta, pasi në një kundërsulm kuqezi, Armando Sadiku do të ruajë gjakftohtësinë përballë portierit mik dhe do të godasë fort, duke e mposhtur atë dhe duke përshëndetur rrjetën. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, pjesa e parë do të mbyllet në barazim 2-2.

Ndërsa e dyta do të nisë sërish më e mirë për ukrainasit të cilët e gjejnë sërish golin, pas vetëm 3 minuta lojë, me autor Jarmolenkon. Megjithatë, kuqezinjtë nuk janë dorëzuar dhe e kanë sulmuar portën kundërshtare dhe fillimisht është Ergys Kaçe, i cili me një goditje të lirë e vë në vështirësi portierin ukrainas, Pjatov, dhe fill pas tij, është Lenjani që godet prirët, topi rrok të dyja shtyllat me radhë, kthehet në lojë.

Ndërrimet nga ana e të dy trajnerëve ndikon edhe në rrjedhën e lojës në vijim, ndërsa Ukraina do ta vulosë fitoren në shifrat 3-1 me një gol të Konopljankës, në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh