Gjergj Vyshka 03.06.2016 22:35
Kombëtarja e Shqipërisë në futbollin e sallës ka barazuar përsëri me Turqinë, 2-2, në miqësoren e luajtur dje në sallën sportive në Koxhaeli. Për Turqinë ka shënuar Açikel në minutën e 6-të dhe në atë të 37-të, ndërsa trajneri i tyre, Mohamad Altinaj, ka deklaruar se kjo miqësore i ka përmbushur qëllimet e veta.
Në fakt Shqipëria ka luajtur dhe dy herë zyrtarisht me Turqinë, më 2007-ën në Vanta të Finlandës në Eliminatoret e Evropianit, ku kuqezinjtë janë mundur 3-6, si dhe më 2011-ën në Tallin të Estonisë, në Eliminatoret e Botërorit, teksa përsëri është mundur me 3 gola diferencë, 2-5.
Megjithatë këto dy barazime 2-2 për kuqezinjtë e Erind Resulit japin shenja pozitive dhe rritjeje për këtë ekip.