Kosova merr fitoren e parë zyrtare, 2-0 në Gjermani me Ishujt Faroe

Share Button

Kosova-11-she-Ishujt-Faroe-2016

AlbanianSport.com 03.06.2016 21:55

ASNN – Përfaqësuesja kosovare ka luajtur të premten në mbrëmje miqësoren e parë zyrtare që pas njohjes nga dy organizmat më të lartë të futbollit evropian dhe botëror, UEFA-s dhe FIFA-s. Ndeshja me Ishujt Faroe, e zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë përfundoi me rezultatin 2-0 për verdheblutë, me autorë të golave 32-vjeçarin Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashanin, në minutën e dytë shtesë.

Ndonëse ishte vetëm një miqësore, ajo mes Kosovës dhe Ishujve Faroe dukej sikur po luhej për ndonjë veprimtari zyrtare, pasi të dyja skuadrat dukeshin tepër të vendosura në fushë dhe shfaqën shumë grintë e nervozizëm përgjatë gjithë ndeshjes. Shumë pak raste për shënim, por dy kartona të kuq janë shënuar gjatë 90 minutëshit, nga një për secilën skuadër.

Bersant Celina la fushën e lojës në minutën e 40-të të pjesës së parë si pasojë e një ndërhyrjeje të ashpër, ndërkohë që, pavarsisht kësaj, vetëm 4 minuta më pas kosovarët shënuan e epërsisë. Në pjesën e dytë, sërish shenja nervozizmi në fushë dhe kësaj radhe ishte Petersen i Ishujve Faroe, që la fushën e blertë 9 minuta nga fundi i takimit, sërish për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë me takë.

Gjyqtari akordoi 4 minuta shtesë, ndërsa në të 92-tën ishte Bernard Berisha, ai që nga e majta dha një pasim për Elbasan Rashanin, që realizoi golin e dytë. Ndonëse Kosova kishte luajtur më parë një miqësore me Haitin, të përfunduar në barazim pa gola, në mbikëqyrjen e UEFA-s, kjo e sotmja me Ishujt Faroe pritet të shënohet edhe si e para miqësore zyrtare për ekipin më të ri të Evropës (së bashku me Gjibraltarin).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh