Basketboll / Përfundon stërvitja e 4-t e kombëtares së Nën-16-vjeçarëve

Share Button

Basketboll-U-16-Perzgjedhja-Bilali-2016-stervitje

Gjergj Vyshka 03.06.2016 18:15

Kombëtarja Nën-16-vjeçarëve e basketbollit të djemve, që drejtohet nga Afrim Bilali dhe ndihmësit e tij Mikel Serbo dhe Henri Moja, dje ka zhvilluar stërvitjen e katërt. Është përzgjedhur palestra e shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu” në Tiranë, ndërsa Bilali ka pasur në dispozicion 24 lojtarë, të cilët janë fryt i përzgjedhjes së parë në 3 ditë, nga data 25, deri më 27 maj 2016.

Si për trajnerin Bilali, ashtu dhe për ndihmësin e tij Moja, stërvitja ka shkuar shumë-shumë mirë. “Tek kjo stërvitje kanë qenë në dispozicionin tonë 24 lojtarë me të cilët u qartësuam më tepër për ato që do të kemi në vazhdim, – ka theksuar trajneri kuqezi. – Sigurisht që do të ketë edhe shkurtime të tjera, por jo tani. Të hënën e ardhshme do të kemi dhe një takim në Federatën Shqiptare të Basketbollit.”

“Atje ku do të nxjerrim konkluzionet e këtyre përgatitjeve për të bërë më të mirën në vazhdim”. Ndërkohë ndihmëstrajneri  i kësaj kombëtareje, Henri Moja, ka pranuar se është një skuadër që ka gjatësi. “Kemi 5 apo 7 lojtarë të cilët janë mbi 2 metra dhe që do të jenë e ardhmja e basketbollit, por është skuadër që do punë për të arritur aty ku ne duam”, – ka theksuar nr. 2 i stolit kuqezi të Nën-16-vjeçarëve të koshit.

Kështu, kombëtarja e Shqipërisë për këtë grupmoshë do të marrë pjesë në Divizionin C të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa në grupin B do të jetë përballë Gjibraltarit, Moldavisë, Andorrës e Armenisë. Dhe gjithçka do të ndodhë nga data 15, deri më 24 korrik 2016, në Nikozia të Qipros.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh