Gjergj Vyshka 02.06.2016 18:45
Federata Shqiptare e Pingpongut, përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Tonin Binoshi, ka lajmëruar se të shtunën dhe të dielën në Përmet do të zhvillojë Kampionatin Kombëtar të moshës deri në 12 vjeç.
Kjo veprimtari vjen menjëherë pas kampionatit të Nën-15-vjeçarëve, Nën-18-vjeçarëve, Nën-21-vjeçarëve dhe atij të të rritur. Por jo vetëm kaq, por dhe pas pjesëmarrjes në Ballkaniadën e Nën-15-vjeçarëve U-15, apo dhe dy turneve në Kosovë dhe BITT 2016.
Një mori veprimtarish për “topin e vogël”, kurse pingpongu luan në fundjavë kampionatin e Nën-12-vjeçarëve në Përmet, duke e pasuruar dhe më shumë kalendarin e vet.