Gjergj Vyshka 02.06.2016 17:05
Trajneri i Kombëtares Nën-16-vjeçarëve për meshkuj, Afrim Bilali, pas tre ditëve përzgjedhjeje që pati zhvilluar në periudhën 25-27 maj 2016, sot ka lajmëruar një tjetër seancë stërvitore.
Bëhet fjalë për një fazë të dytë seleksionuese të atyre që janë përzgjedhur në fillim, ndërsa seanca stërvitore po kryhet në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu” në Tiranë.
Siç dihet, Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve në basketboll për meshkuj konkurron në Divizionin C, ndërsa ndeshjet do të luhen në Nikozia të Qipros, nga data 17, deri më 24 korrik 2016.
Në këto Eliminatore, Shqipëria do të jetë në grupin B përballë Gjibraltarit, Moldavisë, Armenisë dhe Andorrës. E kërkohet një përfaqësim dinjitoz, ndaj dhe Bilali e ka nisur punën e tij me themeli.