Kombëtarja / Mbyllet faza austriake, De Biazi projekton Ukrainën

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-stervitje-garrumull

AlbanianSport.com 02.06.2016 12:05

ASNN – Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore, De Biazi bën prova gjenerale para Ukrainës. Kombëtarja shqiptare u dha fund përgatitjeve në Austri, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes miqësore kundër Ukrainës. Kjo sfidë është dhe testi i forcës për përfaqësuesen kuqezi në prag të debutimit në Euro 2016. Ajo e mërkurës pasdite ishte seanca e fundit stërvitore për kombëtaren e Shqipërisë në grumbullimin e saj 10-ditor në Austri.

Me Xhovani De Biazin si gjithmonë në vëzhgim dhe duke mbajtur shënime, seanca u drejtua nga ndihmësit e tij të kryesuar nga zëvendëstrajneri Paolo Tramexani. Ashtu sipas programit përgatitur, futbollistët kuqezi morën në fillim ngarkesën fizike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te situatat e ndryshme taktike me të cilën kuqezinjtë mund të përballen gjatë lojës në ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga ajo miqësore kundër Ukrainës.

Gjithmonë i kujdesshëm gjatë gjithë grumbullimit në Austri për të mos zbuluar zgjedhjet teknike dhe taktike, në seancën e fundit, De Biazi dha disa shenja në lidhje me skuadrën që do të zbresë në fushë mbrëmjen e së premtes. Ukraina nuk është si Katari, ndërsa konsiderohet si testi i forcës përpara debutimit në finalet e Euro 2016. Kështu nga minuta e parë pritet të zbresin në Stadiumin “Atleti Azzurri” të Bergamos ata lojtarë që me shumë mundësi do të jenë baza e formacionit kuqezi që do të luajë në ndeshjet e grupit A.

Synimi është një skuadër e kujdesshme në modulin e lojës me 4 mbrojtës, 5 mesfushor dhe 1 sulmues. Në këtë repart balotazhi është i fortë, por pas golit të shënuar kundër Katarit më i favorizuar është Armando Sadiku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh