Gjergj Vyshka 01.06.2016 22:15
Gentian Selmani, portieri i Laçit, e ka ende peng mungesën e fitimit të Kupës së Shqipërisë në atë finale të humbur me Kukësin vetëm me goditjes së 11-metërshace, kur ai ishte protagonist.
“Sigurisht që është peng për mua, – ka thënë gardiani i portës kurbinase përpara dorëzimit të trofeut, – por unë shpresoj që vitin e ardhshëm së bashku me Laçin të jemi fitues të trofeve.”
Do të na mungojë Evropa duke shpresuar që të jemi sezonin e ardhshëm. Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan”, – ka përfunduar portieri i Laçit, Gentian Selmani, fitues i çmimit të tretë të “Talentit të Sezonit”.