Gjergj Vyshka 01.06.2016 20:35
Për presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, organizimi për herë të parë i Ligës Amatore në sportin e rrjetës është një risi. “Është një gëzim i madh për mua, – thotë Pëllumbi, – që, pas shumë vitesh, ia kemi arritur që të organizojmë një veprimtari të tillë duke shpresuar se do të arrijmë në nivele të larta.”
“Shumë i lumtur për këtë pjesëmarrje duke shpresuar që edicionet e ardhshme të kemi dhe më shumë pjesëmarrje, – ka vijuar ai. – Jo vetëm kaq, por nga amatorët mund të dalin dhe lojtarë profesionsit”. Ndërkohë sekretari Vokopola ka bërë të ditur se dhe Federata Evropiane e Volejbollit është duke punuar për një projekt që do të shtrihet në të gjitha hapësirat dhe në nivelet amatore.