Alpinizëm / Shqipëria, pjesëmarrëse në takimin e Unionin Ballkanik

Share Button

Alpinizem-Kollate-Valbone-2016

Gjergj Vyshka 01.06.2016 16:15

Federata Shqiptare e Alpinizmit me në krye presidentin e saj, Jani Ziso, fundjavën e kaluar ka qenë e pranishme në mbledhjen e Unionit Ballkanik, që u mbajt në Beograd nga data 27, deri më 29 maj 2016. Në këtë takim, sipas informacionit që ka përcjellë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Ilirjan Çule, kanë qenë edhe përfaqësuesit e Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Turqisë.

Po kështu ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Federatës Botërore të Alpinizmit, Fritz Vrijland, sikurse kanë qenë edhe presidenti i Federatës së Alpinizmit të Republikës Çekisë, Jan Bludek, dhe ai i Klubit Alpin të Italisë, Umberto Martini. Nga Vrijland është kërkuar themelimi i Federatës Evropiane të Alpinizmit, ndërsa nga pala shqiptare anëtarësimi i saj në Federatën Botërore të Alpinizmit dhe Turizmit Malor. Janë analizuar të gjitha veprimtaritë, duke nisur që nga ngjitja në Kilimanxharo, apo ngjitjet shkëmbore, orientimet e ringut malor, teknikat e ngjitjes në akull.

Jo vetëm kaq, por është folur edhe mbi zhvillimin e seminareve kualifikuese për udhëheqësit dhe për ngjitjen e radhës në Malin e Bardhë në Francë, apo dhe në Kacka të Turqisë. Takimi është përshëndetur nga të gjithë, ndërsa i radhës më 2017-ën do të bëhet në Malin e Zi. E Shqipëria shpreson të jetë pjesë e Federatës Botërore, kurse kjo e fundit shpreson në krijimin e Federatës Evropiane të Alpinizmit pa bërë përplasje me atë të ecjes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh