Gjergj Vyshka 30.05.2016 19:35
Është “bis” për Vincenco Nibalin në Xhiron e Italisë pas fitores së tij më 2013-ën, por “tris” në triumfet në garat e mëdha. Xhiro e dytë e Italisë, e fituar nga Nibali ka ardhur në pjekurinë e tij të plotë, teksa do të mbushë 32 vjeç në nëntor. “Peshkaqeni i ngushticave” është specialist për garimet dhe etapat e gjata në çiklizëm.
Bën pjesë në klube të mëdha (6 janë gjithsej, i dyti italian pas Xhimondit) dhe në një edicion të vetëm ka fituar tre xhiro të mëdha; Vueltën më 2010-ën, Turin e Francës më 2014-ën dhe Xhiron e Italisë më 2013-ën. Në listën e trofeve të tij janë dhe dy tituj italian si “kampion” (2014 dhe 2015) dhe një Turi i Lombardisë më 2015-ën.
Pas Xhiros, në Turin e Francës për të ndihmuar Fabio Arun, si dhe për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Gëzimi i fitores së trofeut, i ligjshëm, teksa thotë: “Ka qenë një emocion shumë i bukur dhe kjo gjatë gjithë garimit”