Atletikë / Këllezi: I lumtur për triumfin e 4-t / Nura: Gëzim i dyfishtë

Share Button

Atletike-Gjysmemaratona-Berat-2016-fitues-Kellezi-Qirjaqi

AlbanianSport.com 30.05.2016 17:05

ASNN – Pas përfundimit të garës, kanë folur edhe protagonistët e gjysmëmaratonës së Beratit. “Jam vërtetë shumë i lumtur dhe i kënaqur që kam fituar për të katërtën herë gjysmëmaratonën e Beratit, – ka thënë atleti Ilir Këllezi. – Është një garë në të cilën unë marrë pjesë me shumë kënaqësi dhe është vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme të vraposh në këtë atmosferë që e jep vetëm Berati.

“Unë vija pas suksesit që kam arritur në Shkup 10 ditë më parë dhe jam në formë të shkëlqyer, – ka vijuar ai. – Suksesin dua ta ndaj me trajnerin tim Juxhin Çili, si dhe shefen e klubit shumësportësh Skënderbeu, Tatjana Marashi për mbështetjen që më japin. Premtoj se do të jem gjithnjë pjesëmarrës në Berat”. Ndërsa fituesja e femrave, kosovarja Manushaqe Nura, shprehu kënaqësinë e triumfit që në debutim.

“Jam pjesëmarrëse për të parën herë në këtë veprimtari dhe sinqerisht që jam dyfish e gëzuar, si për vendin e parë, ashtu dhe për pritjen e mrekullueshme të Beratit, – tha ajo. – Dua të falënderoj organizatorin Gazmend Shehu për ftesën që më bëri. Kam pasur një formë të mirë sportive dhe ia arrita qëllimit dhe pretendimeve të mia që kisha, teksa u rendita në vendin e parë.”

“Do të më pëlqente shumë që në vitin e ardhshëm të ketë sa më shumë vajza nga Shqipëria, sepse kështu gara do të ishte më e fortë”, – ka përfunduar Nura. Ndërsa organizatori i garës, Gazmend Shehu, tha: “Vërtetë që jemi në edicionin e katërt të kësaj veprimtarie, por, nga viti në vit, gjysmëmaratona e Beratit është duke u bërë një garë e njohur për të gjithë.”

“Dhe cilësia është duke u rritur nga gara në garë e kjo i jep më shumë vlera kësaj veprimtarie, – theksoi maratonisti i njohur beratas. – Objektivi im madhor është që të rrisim numrin e pjesëmarrësve në mënyrë që të kemi sa më shumë masivitet nga shumë vende të botë. Fakti flet vetë, teksa kishim një pjesëmarrës nga Kili. Veçse na duhet një mbështetje financiare dhe logjistike.”

“Gjej rastin të falënderoj Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, si dhe të gjitha faktorët e tjerë mbështetës që bënë të mundur zhvillimin e kësaj veprimtarie. Në fund, edhe dy fituesit e merituar, Ilir Këllezi dhe Manushaqe Nura”, – ka përfunduar organizatori i gjysmëmaratonës së Beratit, Gazmend Shehu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

AlbanianSport.com 13/02/2024 20:15 ASNN – “Atletika shqiptare, me synime madhore”. Presidenti

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

AlbanianSport.com 10/02/2024 20:25 ASNN – Për herë të 10-të “kampione” e Ballkanit. Luiza Gega

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

AlbanianSport.com 28/01/2024 20:35 ASNN – U zhvillua të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

AlbanianSport.com 25/01/2024 16:15 ASNN – “Yjet e Ballkanit në sport”, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë.

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

AlbanianSport.com 25/01/2024 21:45 ASNN – Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh