AlbanianSport.com 30.05.2016 14:35
ASNN – Rrahman Ademaj për meshkuj dhe Amelia Uçe për femra janë individët fitues, ndërsa kanë dalë dhe triumfuesit në lojën dyshe, apo dhe për personat me aftësi të kufizuara. Me shumë interes është ndjekur finalja mes dy kosovarëve, Rrahman Ademaj e Milot Makolli. Ndryshe nga ndeshjet e kaluara, Ademaj i dominoi katër setet dhe i fitoi ato me rezultatet 11-5, 11-3, 11-4, 11-9, duke u shpallur kampion për kategorinë e të rriturve.
Në përfundim të fjalimeve, urimeve dhe vlerësimeve, u shpërndanë çmimet për fituesit. Për kategorinë të rritura renditja ishte Amelia Uçe e Maqedonisë, Liridona Rexhaj e Teutës, Alba Xhupi e Teutës dhe Anila Gjoka. Kurse për meshkuj fitues u shpallën Rrahman Ademaj i Kosovës, Milot Makolli i Kosovës, Goran Petroviç i Serbisë dhe Jeton Beqiri.
Në lojen dyshe për femra u shpallën këto fitues: Liridona Rexhaj e Alba Xhupi, Ana Dimitrova e Anila Selimi, Amelia Uçe e Ana Stojaneska, Orjana Agolli e Cabriela Danglli. Për kategorinë e meshkujve renditja ishte e tillë: Svuriç Sladiç e Svetmir Jovanoviç Serbi, Zirkoviç e Goran Petroviç, Jonn Tufa e Jonuz Tufa, si dhe Milot Makolli e Jeton Uruçi.
Lojtarët me aftësi të kufizuar u renditën kështu: Bledar Suxha, Besim Galica, Erblina Karaj e Mevlut Merhoti.