Pingpong / BITT 2016 “Tribut për Matin” ul siparin e edicionit të 4-t

Share Button

Pingpong-BITT-Mat-2016-trofe-medalje

AlbanianSport.com 30.05.2016 07:55

ASNN – Dje pasdite ka përfunduar në qytetin e Burrelit, Turneu Ndërkombëtar i Pingpongut BITT 2016 “Tribut për Matin”. 100 sportistë nga gjashtë vende rivalizuan mes tyre për t’u shpallur fitues në kategori të ndryshme. Falë përkushtimit dhe bujarisë së drejtoreshës së kësaj veprimtarie të përvitshme në Burrel, Elda Gjoka, u luajtën me shumë se 230 ndeshje. Ndërkohë që sportistë nga Serbia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi dhe rrethe të ndryshme të vendit tonë u njohën më afër me traditat, vlerat dhe mikpritjen matjane.

Në mbyllje të veprimtarisë në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa” u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe kupave të BITT-it. Esmeralda Hoxha, koordinatore e veprimtarisë, falënderoi partnerët që mundësuan realizimin e këtij turneu. Mes tyre ajo veçoi gazetën “Sport Ekspres” duke falënderuar drejtuesit dhe stafin e saj që e mbështetën BITT-in 2016. Folën pastaj me radhë drejtues të Federatës së Pingpongut, të Bashkisë Mat, të shoqatës së personave me aftësi ndryshe, etj.

Tonin Binoshaj, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, theksoi se duhen falënderuar të gjithë sportistët për shpirtin e garës që treguan në ndeshjet e luajtura. Përfaqësuesi i Bashkisë Mat, Kasem Kola, nënvizoi se një falënderim i veçantë shkon për drejtuesen e BITT-it, Elda Gjoka. Ai u uroi sportistëve pjesëmarrës mirëseardhjen në të tjera veprimtari të tilla sportive, që do të zhvillohen në qytetin e Burrelit.

Bledar Suxha, kryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar, theksoi ndryshe nga herët e tjera disa ndeshje u gjykuan nga kolegët dhe koleget e tij. Suxha vlerësoi personat me aftësi të kufizuara nga Kosova e Maqedonia, që ishin pjesëmarrës në BITT 2016.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh