AlbanianSport.com 28.10.2014 18:00
ASNN – Ethet e çmimit më prestigjioz individual të futbollit botëror, “Topit të Artë”, kanë nisur zyrtarisht të martën me shpalljen e listës paraprake të 23 lojtarëve kandidatë për vitin 2014. Kjo listë do të shkurtohet në vetëm 3 kandidatë më 1 dhjetor, për të vijuar më 12 janar me shpalljen e fituesit. Kjo ceremoni e fillimvitit sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe fitues në fuqi i “Topit të Artë” është portugezi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo.
Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, si dhe revista prestigjioze franceze, “Francë Futboll” kanë shpallur të martën listën paraprake të 23 lojtarëve kandidatë për çmimin më të rëndësishëm individual të futbollit botëror, “Topit të Artë”, për vitin 2014. Fituesi në fuqi i këtij çmimi, portugezi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, është në krye të listës së favoritëve edhe për këtë vit, ku sfida natyrisht i vjen nga rivali i tij i përhershëm, ylli i Barcelonës, Lionel Mesi.
Megjithatë, kandidatë seriozë për vitin 2014 janë edhe 3 prej futbollistëve më të spikatur të kampionëve të botës, Gjermanisë, e më konkretisht Manuel Nojeri, Filip Lahmi dhe Tomas Myleri. Në listë janë edhe 3 lojtarë të tjerë të spikatur të Botërorit të Brazilit, holandezi Arjen Roben, kolumbiani Hames Rodrigez dhe braziliani Nejmar. Dhjetëshen e favoritëve të parë e plotëson argjentinasi i Mançester Junajtid, Angel di Maria, dhe uellsiani Gareth Bejl, i cili fitoi Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit.
Kjo listë prej 23 lojtarësh kandidatë për vitin 2014.do të shkurtohet në vetëm 3 kandidatë më 1 dhjetor, për të vijuar më 12 janar me shpalljen e fituesit. Kjo ceremoni e fillimvitit sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.