Gjergj Vyshka 29.05.2016 13:35
Një punë e shkëlqyer, pse jo një kryevepër ajo e Vincenco Nibalit, i cili në etapën e 20-të të Xhiros së Italisë, apo ndryshe e parafundit, ka arritur një distancë prej 1’36” nga ndjekësit. Më saktë kjo distancë është me mbajtësin e fanellës rozë deri përpara kësaj etape, kolumbianin Esteban Çavez, që tashmë është detyruar ta dorëzojë atë.
Sepse kryesuesi i renditjes së përgjithshme të Xhiros së Italisë, teksa është vetëm një etapë larg triumfit që vjen pas tre vjetësh mungesë, është Vinçenco Nibali. Etapa e fundit që do të zhvillohet sot do të jetë më tepër një parakalim për të celebruar më pas suksesin e munguar që nga 2013-ta.
Në etapën alpine të fituar nga estonezi Taarame, kampioni mesinez e ka bërë sulmin e tij fitues dhe vendimtar në majën e Kole dela Lombarda, teksa kishte mbetur i stakuar në etapën e pardjeshme. Dhe tashmë Nibali udhëheq me 52 sekonda diferencë me kolumbianin Çavez, si dhe me 1’17” nga spanjolli Valverde.
Ndërkohë Eugert Zhupa ka mbërritur i 95-ti, ndërsa në renditjen e përgjithshme ka zbritur i 131-ti mes 157 pjesëmarrësve në këtë Xhiro të Italisë.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 20-të
(Guilestre – Sant’Ana di Vinadio, 134 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Rein Taaramae (Estoni) 4h22’43”
2) Darvin Atapuma (Kolumbi) + 52”
3) Zhozef Dombrovski (SHBA) + 1’17”
4) Mikel Nieve (Spanjë) + 4’12”
5) Aleksandër Foliforov (Rusi) + 4’36”
6) Vincenco Nibali (Itali) + 6’44”
7) Alehandro Valverde (Spanjë) + 6’57”
8) Rigoberto Uran (Kolumbi) – “ –
9) Xhovani Viskonti (Itali) + 7’47”
10) Rafal Majka (Poloni) + 8’06”
95) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 45’06”
Renditja e përgjithshme pas 20 etapash:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Vinçenco Nibali (Itali) 82h36’20”
2) Esteban Çavez (Kolumbi) + 52”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 1’17”
4) Stiven Kruijsvijk (Holandë) + 1’50”
5) Rafal Majka (Poloni) + 4’37”
6) Bob Jungels (Luksemburg) + 8’31”
7) Rigoberto Uran (Kolumbi) + 11’47”
8) Andrei Amador (Kosta Rika) + 13’21”
9) Darvin Atapuma (Kolumbi) + 14’09”
10) Kanstantsin Siutsou (Bjellorusi) + 16’20”
131) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 4h23’15”