(Video) Kombëtarja / De Biazi: Zgjedhjet, nuk jam penduar, Katari, provë e mirë

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-De-Biazi-Bushi-Bastari

AlbanianSport.com 28.05.2016 20:25

ASNN – Përtej kritikave, të cilat e detyruan madje presidentin e FSHF-së, Armand Duka t’i dilte në mbrojtje, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhovanni De Biazi, deklaroi në një konferencë për shtyp nga Bad Valtersdorf i Austrisë se, nuk është penduar për listën paraprake të lojtarëve të thirrur për “Euro 2016”. “Pas stërvitjes së fundit të datës 31 do të jap listën përfundimtare të të grumbulluarve, – tha trajneri, i kritikuar sidomos për lënien jashtë të Hamdi Salihit. – Nuk jam i penduar për zgjedhjet e mia, thjesht më vjen keq që duhet të kthej disa të tjerë në shtëpi.”

“Të gjithë djemtë i kam si fëmijët e mi”, – ka shtuar ai. De Biazi e shikon me optimizëm momentin e Kombëtares shqiptare, që prej disa ditësh po e zhvillon fazën përgatitore në Austri dhe të dielën do të zhvillojë testin e parë miqësor kundër Katarit. Në konferencën për shtyp, trajneri kuqezi thekson se është i qetë pasi skuadra ka arritur të punojë mirë gjatë ditëve të fundit, e ndihmuar edhe nga kushtet optimale të stërvitjes në qendrën stërvitore gjatë grumbullimit austriak.

Dukshëm i qetës, De Biazi theksoi se puna më e madhe është bërë në aspektin mbrojtës dhe sulmues, ndërsa u ndal te risia e kësaj faze përgatitore, marrja e të gjitha të dhënave fizike për çdo lojtar falë sistemit GPS. “Kemi në dispozicion një strukturë fantastike stërvitjeje, – ka pohuar ai. – Çdo lojtar ka një program individual stërvitjeje dhe po i monitorojmë të gjithë pa përjashtim. Jam i kënaqur nga puna e kryer dhe jelekët me GPS na tregojnë të dhënat fizike të secilit në mënyrë të detajuar. Gjatë gjithë ditëve kemi bërë punë të personalizuar me çdo lojtar.”

“Dhe jemi në dijeni të veprimeve që bëjnë gjatë gjithë stërvitjes për të vlerësuar gjendjen tërësore të çdo futbollisti, – vijoi italiani. – Jam shumë i kënaqur me punën që kemi bërë në aspektin fizik. GPS të jep informacione më të sakta dhe ky është aspekti më i rëndësishëm. Ne do të përpiqemi të bëjnë një vlerësim të saktë fizik të situatës.” Në lidhje me ndeshjen miqësore ndaj Katarit, De Biazi tha: “Është ndeshja e parë pas 2 muajsh e gjysmë. Jemi kureshtarë të shohim se çfarë do të ndodhë. Sidoqoftë, do të jetë një test për të nxjerrë disa përfundime dhe të shoh se si përgjigjet ekipi”.

Për numrin 1 të stolit të Kombëtares shqiptare, testi ndaj Katarit është shumë i rëndësishëm për të parë gjendjen e skuadrës, por ai shton se nuk është vendimtar për listën përfundimtare. “Vendimin e listës së lojtarëve që do të vijnë në Francë, do ta marr në datën 31 pas stërvitjes së fundit dhe më pas do të bëj zgjedhjen përfundimtare, – zbulon 60-vjeçari. – Të gjithë meritojnë të vijnë në Francë. Vendimi do të jetë shumë i kujdesshëm por edhe i dhimbshëm sepse çdo lojtar e konsideroj si djalin tim dhe nuk është aspak e lehtë të heq dorë nga ndonjëri prej tyre”.

Për De Biazin, dy ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme për të vlerësuar gjendjen fizike të skuadrës, ndërsa për të, jo pak i rëndësishëm është edhe aspekti fizik, pasi sipas tij, skuadra duhet të ruajë të njëjtin mendësi, pasi nëse humbet karakteristikat që e çuan në Evropian, atëherë nuk do të shkojë askund. Për trajnerin italian, është Rumania kundërshtari që mund të bëjë surprizën, duke theksuar se Shqipëria duhet të bëjë shumë kujdes në përballjen me ballkanasit. Në fund, ai bëri një koment edhe për sfidën me Zvicrën ku në fushën e lojës do të përballen shumë shqiptarë.

“Nuk dua të flas për këto gjëra, – theksoi italiani me pasaportë shqiptare, duke reflektuar mbi këtë situatë. – Kur dikush zbret në fushë mban një fanellë dhe luan ndaj kundërshtarëve, ai nuk mendon për të shkuarën. Në fushë duan të fitojnë të gjithë. Taulant Xhaka do të luajë kundër vëllait të tij, Granitit, për ta mundur, gjithçka tjetër janë thashetheme të kota. Askujt nuk i intereson se nga vjen, atyre që luajnë për Zvicrën nuk u shkon mendja se nga vijnë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh