Atletika / Kampionatit Kombëtar i Të Rriturve, më 5, 6 dhe 7 qershor

Share Button

Atletike-Luiza-Gega-pista-ulur-2016

Gjergj Vyshka 28.05.2016 18:45

Sërish një ndarje mes Tiranës dhe Elbasanit, sepse hedhja e çekiçit nuk mund të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena”. Përtej anullimit të Kampionatit të 7-të Kombëtar të Vrapimit në Mal, që duhet të ishte zhvilluar dje, atletika shqiptare është në prag të veprimtarisë më të rëndësishme të saj.

Bëhet fjalë për Kampionatin e 78-të Kombëtar i Të Rriturve, që do të shënojë dhe fundin e veprimtarive kombëtare për këtë vit. Të paktën edhe sipas programit të garave që dje sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, ka zbardhur për mediat, edhe këto gara do të jenë të ndara mes Tiranës dhe Elbasanit.

Sepse hedhja e çekiçit, e cila është lënë për t’u zhvilluar në këndin e hedhjeve pas “Sheraton Hotel” në kryeqytet, nuk mund të bëhet në “Elbasan Arena”. E në të tilla kushte kjo garë do të zhvillohet më 5 qershor, ndërsa më pas për dy ditë me radhë “Elbasan Arena”, ashtu sikurse dhjetëvjeçarë më parë, do të jetë arena e Kampionatit Kombëtar të të rriturve.

Sipas udhëzimeve të Federatës Shqiptare të Atletikës, pjesëmarrja në këtë veprimtari do të jetë me Kategorinë e Tretë, kurse pikëzimi me Kategorinë e Dytë. Madje nëse në rezultate do të arrihet norma e Kategorisë së Parë, atëherë ketë shtesë prej dy pikësh për çdo individ, apo skuadër kur bëhet fjalë tek stafetat.

Kësisoj Kampionati i 78-të Kombëtar i të rriturve në Atletikë do të jetë mes Tiranës dhe Elbasanit, që do të thotë e shtrirë në tre ditë.

 

Kampionati Kombëtar

i Atletikës për Të Rritur:

 

Programi i garave:

 

5 qershor 2016

 

Meshkuj

Hedhje çekiçi                                    ora 11:00

 

Femra

Hedhje çekiçi                                    ora 11:00

 

6 qershor 2016

 

Meshkuj

Hedhje disku                                    ora 15:00

Hedhje gjyle                          ora 16:00

100 m(Bateria 1)                   ora 17:20

100 m(Bateria 2)                   ora 17:25

100 m(Bateria 3)                   ora 17:30

Kërcim Trehapësh               ora 17:50

400 m(Bateria 1)                   ora 17:50

400 m(Bateria 2)                   ora 17:55

400 m(Bateria 3)                   ora 18:00

800 m                                     ora 18:20

3000 m/p                                ora 18:40

5000 m                                   ora 18:50

4×100 m                                 ora 19:20

 

Femra

Hedhje disku                                    ora 15:00

Hedhje gjyle                          ora 16:00

Kërcim së gjati                      ora 17:00

400 m/p                                  ora 17:00

100 m/p                                  ora 17:10

100 m(Bateria 1)                   ora 17:40

100 m(Bateria 2)                   ora 17:45

400 m(Bateria 1)                   ora 18:05

400 m(Bateria 2)                   ora 18:10

400 m(Bateria 3)                   ora 18:15

1500 m                                   ora 18:30

4×100 m                                 ora 19:15

 

7 qershor 2016

 

Meshkuj

Kërcim së Larti                      ora 16:00

Hedhje shtize                       ora 17:00

110 m/p                                  ora 17:00

400 m/p                                  ora 17:10

1500 m                                   ora 17:20

200 m(Bateria 1)                   ora 17:40

200 m(Bateria 2)                   ora 17:45

200 m(Bateria 3)                   ora 17:50

Kërcim Së gjati                     ora 18:10

4×400 m                                 ora 18:40

10000 m                                 ora 19:00

 

Femra

Kërcim së Larti                      ora 16:00

Hedhje shtize                       ora 17:00

800 m                                     ora 17:30

Kërcim Trehapësh               ora 17:30

200 m(Bateria 1)                   ora 17:55

200 m(Bateria 2)                   ora 18:00

200 m(Bateria 3)                   ora 18:05

5000 m                                   ora 18:25

4×400 m                                 ora 18:50

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh